Abrashi hedh dyshime te emisarët amerikanë, thotë se liderët serbë u kanë premtuar diçka në këmbim të Asociacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur dyshime te emisarët amerikanë se Aleksandër Vuçiq dhe Ana Brnabiq në këmbim të themelimit të Asociacionit, u kanë premtuar diçka

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, 30.06.2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Madje, ai ka hedhur dyshime te këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se kanë marrë ndonjë premtim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq, në këmbim të themelimit të Asociacionit.

“Nuk e di, çka Vuçiqi e Brnabiqi i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon”, ka shkruar ai.

Themelimi i Asociacionit është një kërkesë kryesore e bashkësisë ndërkombëtare për ta arritur një marrëveshje me Serbinë.

Deri më tani pala kosovare ka rezistuar karshi kësaj kërkese, por presioni mbetet ende i madh.

Së fundmi, Chollet dhe Escobar kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit.

Chollet dhe Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika