Abrashi: Milenkoviq ka rrahur shqiptarë që 10 vjet, më keq se në vitet e 90-ta

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka deklaruar se Milun Milenkoviq i njohur si 'Llune', udhëheqës i formacionit kriminal "Mbrojtja Civile" dhe prijës i bandave kriminale, ka rrahur shqiptarë për 10 vjet më keq se në vitet e '90-ta

Artan Abrashi, LVV

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka deklaruar se të gjithë duket t’i gëzohen arrestimit të, Milun Milenkoviq i njour si “Llune”, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Milenkoviq, ka rrahur shqiptarë që 10 vite, më keq se në vitet e 90-ta.

“Ka rrahë shqiptarë që 10 vjet më zi se vitet e 90-ta. Po flasim për një njeri i cili është specializu në arte marciale, me detyra nga Beogradi për të mbjellë terror”, ka thënë ai.

Abrashi tha se Njësia Speciale e Kosovës, tërhiqet nga veriu në momentin që tërhiqen kriminelët.

“Forcat e Policisë së Kosovës, tërhiqen në momentin kur tërhiqen kriminelët, sepse aty ku është krimi është policia. Nuk mund të bëjmë kompromis me mandatin me të cilin i ngarkohet policisë nga kushtetuta. Aty ka kriminelë qartazi që lidhen me politikën e Beogradit”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika