Abstenimi i BeH-së për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Dodik: Kjo është e papranueshme

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë politikën e jashtme e vendos Presidenca, kështu që ai vendim kërkonte edhe pëlqimin e të tjerëve. Vota e ambasadorit është e pasaktë dhe e papranueshme”, ka thënë Milorad Dodik

Lider i Republikës Sërpska, Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, ka reaguar pas abstenimit të ambasadorit të BeH-së në Këshillin e Evropës kur Komiteti Ministror i KiE-së mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Kosovës.

Ai ka theksuar se ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës ka votuar pa procedurën dhe pëlqimin e Presidencës së BeH-së në kundërshtim me procedurat e përcaktuara.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë politikën e jashtme e vendos Presidenca, kështu që ai vendim kërkonte edhe pëlqimin e të tjerëve. Vota e ambasadorit është e pasaktë dhe e papranueshme”, ka thënë Dodik, shkruan Rtv.rs.

Sipas tij, ata që mbrojnë një qasje të tillë kërkojnë që Serbia të respektojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe sapo t’u jepet mundësia, ata janë të gatshëm të shkatërrojnë integritetin e Serbisë.

“Kjo është e papranueshme. Republika Srpska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Sipas Gërvallës, Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.

Lidhur me këtë vendim pati 33 vota për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se “mbetet edhe shumë punë për t’u bërë”.

Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime u miratua kërkesa e Kosovës.

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan shtetet si : Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkaq vota kundër e Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban, shtet ky që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ishte befasia e kësaj ngjarjeje.

Pos Hungarisë kundër votuan edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia.

Kanë abstenuar: Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja.

Ndërkaq shteti i Armenisë nuk ka marrë pjesë fare në votim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika