Pas një periudhe të gjatë kohore, këngëtarja e njohur Adea Pula ka shënuar rikthimin e saj në muzikë më 18 shtator të këtij viti.
Projekti që e riktheu këngëtaren Pula prapë në vëmendje të publikut ishte kënga “Mos harro”, e cila ishte e shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga “Mos harro” u prit mjaft mirë nga publiku por këngëtarja është duke u përgatitur për projektin e saj të ardhshëm muzikor.
Përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Adea Pula ka njoftuar ndjekësit e saj se projekti i saj i ardhshëm do të vijë së shpejti.
Projekti që këngëtarja Pula do të lansoj titullohet “Ti”. Artistja bën më dije që projekti muzikor “Ti” do të publikohet të martën e 22 nëntorit në orën 18:00.