Po supozohet se këngëtarja e famshme Adele, ka konfirmuar se është martuar me agjentin sportiv Rich Paul.
Thashethemet kanë kohë që vërtiten se Adele dhe Rich Paul janë të martuar dhe tani në një faqe thashethemesh të famshme thuhet se ajo ka konfirmuar lajmin në shfaqjen e komedisë së shokut të saj Alan Carr.
35-vjecarja zbuloi lajmet e martesës në një moment spontan në mes të shfaqjes, sipas dy njerëzve që ishin në audiencë, e të cilët i ndanë detajet me uebfaqen e thashethemeve të famshme “Deuxmoi”.
“Isha në shfaqjen e humorit të Alan Carrir në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan e pyeti turmën nëse dikush u martua kohët e fundit dhe Adele bërtiti ‘Unë e bëra’” shkroi njëri që ishte prezent në shfaqje.
“Kur [Carr] pyeti nëse dikush u martua kohët e fundit [Adele] bërtiti ‘unë e bëra’. Ishte super e lezetshme dhe e ëmbël”, i ka thënë fansi i dytë “Deuxmoi”, raporton “People”.
Ky fans gjithashtu tregoi se Adele ishte ulur menjëherë pas tij me një shoqe që po kalonte shumë mirë dhe nuk i interesonte nëse e dinin njerëzit që ishte atje apo jo.
Kjo nuk është hera e parë që fituesja e “Grammyt” se konfirmon se ajo dhe agjenti sportiv, 41 vjeç, u martuan.
Në shtator, ajo iu referua Paulit si “burri” i saj ndërsa bisedonte me një fanse në një nga shfaqjet e saj në Las Vegas.
“Nuk mund të martohesh me mua. Nuk jam homoseksuale e dashur, dhe burri im është këtu sonte”, i pati thënë Adele fanses, bazuar në një video të postuar në TikTok.