Adem e Hamëz Jashari të rinj vizitojnë lapidarët e heronjve, Enver Zymberi e Afrim Bunjaku në veri

Dy pasardhësit e familjes Jashari, Adem dhe Hamëz Jashari kanë vizituar veriun e Kosovës ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Hamëz Jashari ka shpërndarë disa fotografi në Facebook duke u shprehur se është mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që kanë mbrojtur me gjak veriun.

“Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”, ka shkruar ai.

May be an image of 1 person, the Tomb of the Unknown Soldier and text

May be an image of 1 person, monument and text

Polici, Enver Zymberi ishte vrarë në korrik të vitit 2011 nga strukturat ilegale serbe. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në atë kohë kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ndërkaq, rreshteri policor,  Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Zymberi dhe Bunjaku janë shpallur si heronjë të Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika