Adem Salihaj: Po te dëshironte Thaçi dhe Veseli, të gjitha vrasjet e pasluftës zbardhen për 2-3 dite

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i ka akuzuar, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin se me qëllim nuk kanë dashur t’i zbardhin vrasjet e pasluftës.

Ai në Debat Plus, ka thënë se po të donin dy ish-liderët e PDK-së, Thaçi dhe Veseli, këto vrasje do të zbardheshin për dy – tri ditë.

“Nuk ka logjikë prej të gjitha këtyre rasteve të mos zbardhet asnjë, këta urdhërdhënësit kanë qenë aq të fuqishëm, saqë i kanë kontrollu të gjitha segmentet, edhe gjykatat edhe prokuroritë, policinë. I vetmi shpjegim, këta kanë qenë se këta i kanë mbrojt. Po të donin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të gjitha këto vrasje zbardhen brenda dy tri ditëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është i sigurt se Thaçi e Veseli qëndrojnë pas vrasjeve të pasluftës.

Tutje Salihaj ka thënë se ekziston një raport i NATO-s, ku thuhet se plani i atentatit ndaj tij nga ShIKU.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika