Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka analizuar situatën e sigurisë në Kosovë.
Ai ka thënë se sa i përket institucioneve të sigurisë, qytetarët e vendit kanë një besueshmëri të lart to.
Por, te siguria individuale ku janë të përfshira jeta ose siguria trupore, liria e pasuria atëherë sipas tij ndryshojnë statistikat.
Sipas statistikave zyrtare të paraqitura ai ka thënë se veprat penale në rritje janë të një grupmoshë e të miturve e cila është në 14-18 vjeçare e ato nuk hyn te statistikat e paraqitura pasi që ato janë vetëm të moshës mbi 18 vjeçare.
Ademi ka thënë se prej kohësh i ofron institucioneve të sigurisë hulumtime me mijëra respodent dhe analizën e tyre se çfarë departamente duhet krijuar por edhe për masat preventive, por që asnjëherë nuk ka marr përgjigje e as nuk janë krijuar ata mekanizma.