Ademi: Minatorët sot i kanë bërë 60 ditë pa paga, jemi në gjendje të vështirë

Fevzi Ademi nga Sindikata e minatorëve të “Trepçës” ka thënë se minatorët qe 60 ditë nuk i kanë marrë pagat duke thënë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

Në emisionin “FIVE” Ademi ka thënë se në pagën e minatorëve përfshihet edhe shujta ditore që siç thotë ai me mosekzekutim të pagave u vështirësohet edhe jeta.

“Vet fakti flet që po kalojmë muajin korrik dhe nuk e kemi marrë pagat e qershorit, nuk ka asnjë zgjidhje për minatorët. Kjo i bie që kërkesat po shkojnë në vesh të shurdhër. Kemi probleme me paga mbi 1 vit. Sot i kemi bërë 60 ditë pa marrë paga, aty përfshihet edhe shujta ditore, jemi në gjendje të vështirë financiare. Të gjitha ndëshkimet i paguajmë ne, kemi kredite”, ka deklaruar Ademi.

Ai ka thënë se greva e minatorëve do të vazhdojë deri sa të ekzekutohen pagat.

“Grevën do të vazhdojmë deri të ekzekutohen pagat, nuk po kërkojmë kushte më të mira, po e kërkojmë atë që jemi duke e bërë me djersë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më herët, Udhëheqësia e “Trepça Sh.A.” ka reaguar përmes një komunikate për media, duke njoftuar se po punohet intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare dhe për t’u siguruar që punëtorët të marrin pagat e tyre.

“Udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. po punon intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg. Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate. Bordi Mbikëqyrës ka treguar përkushtimin e vet, duke takuar organizatën dhe përfaqësuesit e punëtorëve që në marrje të detyrës dhe duke i njoftuar në vazhdimësi për planin dhe veprimet e shpejta që priten të merren”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, gjendja financiare e ndërmarrjes është rënduar nga performanca e ulët e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara.

“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes. Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar”, thuhet më tej në njoftim.

Minatorët s’po paguhen, “Trepça”: Performanca e ulët, humbjet e borxhet e kanë rënduar gjendjen financiare

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika