Ademi tregon gjetjet e hulumtimit rreth përdorimit të lojërave të fatit nga fëmijët në Kosovë, Serbi e Maqedoni të Veriut

Qendra “Labyrinth” ka publikuar një studim rreth përdorimit të lojërave të fatit nga fëmijët në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Muharrem Ademi nga Qendra Labyrinth tha se ky studim ka përfshirë tre vendet e rajonit dhe ka qenë hulumtim i realizuar se sa fëmijë deri moshën 18 vjeçare luajnë lojëra të fatit. Ademi deklaroi se gjetjet kryesore tregojnë se kanë arritur të intervistojnë 76 fëmijë që luajnë lijëra të fatit, ku 40% baste sportive dhe 25% lojëra të fatit me aparate.

Ademi në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se nuk ka vende në Kosovë ku fëmijët frekuentojnë kazino por edhe këto të fundit janë të ndaluara me ligj krahasuar me dy vendet e tjera të rajonit ku për fëmijët nën moshën 18-vjeçare janë të ndaluara ndërsa për të rriturit jo.

“Hulumtimi ka qenë i përbashkët me tri vendet e rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ka qenë hulumtim I realizuar se sa fëmijë deri në moshën 18 vjeçare luajnë lojërat e fatit. Gjetjet tregojnë se kemi arrituar të intervistojmë 76 fëmijë që luajnë lojëra të fatit, ku 40% baste sportive dhe 25% lojëra të fatit me aparate. Nuk ka fëmijë që frekuentojnë vende ku ka kazino. Rreth 42% e atyre që luajnë apo frekuentojnë lojëra të fatit përdorin alkool dhe 37& përdorin edhe substance narkotike si  marihuana dhe kokainë.

Serbia dominon me numrin më të madh të fëmijëve që luan lojëra të fatit, pastaj Maqedonia e Veriut, Mali I Zi dhe Shqipëria. 5 vendet e rajonit, Kosova dhe Shqipëria e kanë të ndaluar lojërat e fatit plotësisht.

Mosha 12-14 vjeçare mundet me qenë rast I izoluar ndërsa 16-18 janë mosha që frekuentohen këto lokale. Fillimisht, hap llogari, merr aplikacionin ku janë të lidhura direkt me bazë legale të shteteve të rajonit apo perëndimore. Dilleri e paguan me kesh, ai ti trasferon paratë në user tëndin”, deklaroi Ademi.

Ai shtoi se institucione e Kosovës, saktësisht dikasteri i intelegjencës financiare mudn të i mbyll disa aplikacione të cilat janë prezente në vend.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat e saj janë të informuara për këtë botë, ka pas raste edhe ndërhyrje të tyre. Problematike është kapja e dillerit kryesor. Legalisht mundet me hap çdo llogari në Kosovë. Çka kish mujt Kosova me bo, është me I mbyll disa aplikacione që janë prezente në vend”, deklaroi Ademi.

Ndërsa, sociologu Florim Shabani ka shpalosur disa nga faktorët që ndikojnë tek përdorimi i substancave narkotike nga fëmijët si dhe lojërat e fatit. Shabani tha se disa nga faktorët janë mungesa e kontrollit social qoftë ajo brenda “familjes apo grupit shoqëror” si dhe kushtet e rënda ekonomike, bota sociale dhe reklamimi etj.

“Ka shumë factor që ndikojnë tek fëmijët që luajnë lojëra të fatit por edhe përdorimi I substancave narkotike. Njëri nga to janë faktori kryesor edhe faktori social, mungesa e kontrollit social në familje, brenda grupit shoqëror,konfronizmi dhe kushtet e rënda ekonomike, reklamimi në botën sociale”, deklaroi Shabani.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika