Profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi tha se vrasja e Abedin Bytyqit, i cili ishte djegur me benzin i gjallë dhe gruaja e tij porositi vdekjen e tij është një vrasje e trajtuar në kohë rekorde nga Policia e Kosovës.
Ademi në “Mendje Kriminale” të Televizionit Dukagjini tha se Polciia e Kosovës është treguar tejet profesional me zbulimin e versioneve dhe provave, dhe me një shpejtësi është gjetur kufoma, pastaj identifikimi i saj. E pastaj edhe kryersi i veprës penale janë zbuluar shumë shpejt.
“Një mesazh i mire për krejt qytetarët e Kosovës. Sa professional I kemi Policinë e Kosovës, me gjithë versionet dhe provat që I kanë pasur ka ardhur në një shpejtësi reale gjetja e kufomës. Në këto raste problemi më I madh është gjetja e kufomës. Gjetja e saj dhe pastaj kufoma ka qenë e karbonizuar dhe e djegur. Pastaj, është identifikuar edhe viktima, se kush është viktima, me emër e mbiemër. Në ndërkohë është gjetur edhe kryersi I veprës penale”, vijoi Ademi.
Ademi tha se për kryesit e veprës penale të tillë duhet të shikohen se cilat janë etiomiologjia dhe feminiologjia e kryerjes së kësaj vepre.
“Në Republikën e Kosovës do duhet të dijmë se cilat janë etimiologjia dhe feminiologjia, d.m.th shkaku dhe forma që e ka shtyer dhe pse ka ndodhur në këtë formë. Ketu duhet të bijmë tek faktorët e jashtëm , brendshëm ose factor objektiv dhe subjektiv.
Çka janë faktorët e brendshëm? Të gjithë kryerësit e veprës penale duhet të analizohen se cila është gjendja e tyre psikike dhe shpirtërore. A kanë ndonjë sëmundje. Tek gjendjet e tyre psikike kemi a janë shkizofen, neurotic apo psikopat.. Nëse I shohim aq thjeshtë dhe sipas provave gjatë hetimeve, provave prokurori, gjykimeve e rigjykimeve. Ka ardhur në përfundim se kanë një doze të psikopatës.”, vijoi Ademi.
Ademi tha se personat e tillë që kanë “gjakftohtësi dhe janë të qetë” kanë doza të psikopatit.