Aderim i ri nga VV-ja në AAK

Kryetari i AAK-së në Rahovec, njëkohësisht kryetar i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se asamblisti i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sinan Kryeziu, i është bashkuar AAK-së në këtë Komunë

Kryetari i Rahovecit dhe kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi dhe Sinan Kryeziu

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sinan Kryeziu, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë Komunë.

Kjo është njoftuar nga kryetari i AAK-së në Rahovec, njëkohësisht kryetar i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, përkushtimi i madh dhe rezultatet e tyre konkrete në qeverisje komunale, “rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik”.

Tutje kryetari i Rahovecit, Latifi i ka uruar mirëseardhje asamblistit Kryeziut, duke shtuar se do t’i japin më shumë qytetarëve dhe vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika