Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), gjeneralin Timothy Haugh, dhe zëvendësen e tij, Wendy Noble, në një lëvizje që trondit komunitetin e inteligjencës amerikane.
Haugh, që drejtonte edhe Komandën Kibernetike të SHBA-së, u emërua në këtë post në shkurt 2024, raporton CNN.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit, por vendimi vjen pas një vale largimesh në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sugjerimeve nga aktivistja e ekstremit të djathtë, Laura Loomer.
Ndërkohë, gjeneral-lejtnant William Hartman pritet të marrë përkohësisht drejtimin e NSA dhe Cyber Command.