Adoptimi i qenve endacakë pritet të nisë të hënën në Prishtinë

Të hënën do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë dhe kontrata për adoptimin e tyre

Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën e 28 gushtit në fshatin Honrofc do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë dhe kontrata për adoptimin e tyre.

Në këtë aktivitet që nisë në orën 11:00, i pranishëm do të jetë kryetari Përparim Rama.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve”, thuhet në njoftimin e së dielës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se interesimi i qytetarëve për të adoptuar qen endacakë është i madh. Sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve.

Javë më parë, komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i subvencionojë me nga 50 euro në muaj personat që strehojnë një qen endacakë. Sipas vendimit, një person ka të drejtë t’i strehojë deri në pesë qen.

Krahas sigurisë së qytetarëve, Rama e ka quajtur edhe trajtim human adoptimin e qenve endacakë.

Ai deklaroi se janë duke e përgatitur edhe kontratën, me të cilën përcaktohen kushtet dhe kriteret për adoptimin e qenve endacakë.

Rama: Qytetarët me interesim të madh për të adoptuar qen endacakë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika