Foshnja e cila ka lindur nën rrënojat pas tërmetit që përfshiu Turqinë dhe Sirinë, dhe e cila ka mbetur e vetmja anëtare e familjes pas rrëzimit të ndërtesës, është adoptuar nga familja e tezës së saj.
Mijëra njerëz janë ofruar për të adoptuar të sapolindurën, e cila ishte ende e lidhur me nënën e saj përmes kordonit të kërthizës kur është shpëtuar.
Siç shkruan BBC, ajo është nxjerrë nga spitali pas një testi të DNA-së të bërë nga tezja e saj.
“Ajo është një nga fëmijët e mi tash e tutje”, ka thënë babai i cili e ka adoptuar, teksa shton se “nuk do të sillem ndryshe me të prej fëmijëve të mi”.
Foshnja tashmë është emëruar sipas emrit të nënës së saj, Afraa.
Sapo kishte lindur, ajo është shpëtuar dhe nga zyrtarët i është vënë emri Aya, e cila në gjuhën arabe nënkupton mrekulli.
Videoja e shpëtimit të saj është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo ka qenë mbi 10 orë e ngujuar nën rrënoja dhe ishte dërguar në spital në gjendje të keqe.
Ndërtesa ku ajo dhe familja e saj jetonin është një nga 50 ndërtesat të cilat u shkatërruan si pasojë e një tërmeti në Turqi me magnitudë 7.8 shkallë.
Ndërsa ishte në spital në qytetin e afërt të Afrinit, gruaja e drejtorit ka qenë duke ushqyer me gji Afraan.
Zyrtarët gjyqësorë në Afrin kishin marrë përsipër rastin e Afraas pasi vajza tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe disa njerëz erdhën në spital duke pretenduar se kishin lidhje me të, edhe pse kishin emra të ndryshëm nga Afraa dhe nëna e saj.
Për ditë të tëra, al-Sawadi ishte i shqetësuar se dikush mund ta rrëmbente atë dhe ai e vizitonte shpesh në spital.
Një zyrtar i spitalit tha se Afraa iu dorëzua familjes së tezes disa ditë pasi u krye një test i ADN-së për t’u siguruar që vajza dhe tezja e saj ishin të lidhura biologjikisht.
“Kjo vajzë do të thotë shumë për ne, sepse nuk ka mbetur askush nga familja e saj përveç kësaj foshnje”, ka thënë Sawadi për Reuters.
“Ajo do të jetë një kujtim për mua, për tezen e saj dhe për të gjithë të afërmit tanë në fshatin e nënës dhe babait të saj”.