Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e ka publikuar një pjesë të bisedës me Dejona Mihalin.
Matoshi këtë bisedë nga Whatsappi e publikoi, pasi pak më herët Gazeta Nacionale kishte publikuar pamje nga Kuvendi i Kosovës, ku Mihali i tregonte deputetes se çfarë të shkruante për ta sulmuar një analist, i cili besohet të jetë Ilir Mirena.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin”, është pjesa që Adriana Matoshit ia ka shkruar Dejona Mihali.
Sipas bisedave që i ka publikuar Nacionale, Matoshi e pyet Mihalin: “A ta qes post në Facebook?” – “Më vonë” – ia kthen Dejona.