Aeroplani bie përmbys në Somali dhe kaplohet nga zjarri

Të hënën e 18-të korrikut në Somali ka ndodhur një fatkeqësi ku është rrezuar një aeroplan por, fatmirësisht kanë shpëtuar 36 persona të cilët gjendeshin në Bord

Ilustrim

Pamje dramatike janë publikuar në internet nga mediumi ndërkombëtar GuardianTV, ku në një video të postuar në rrjetin social në Youtube, shihet se si është rrëzuar dhe rrokullisur një aeroplan gjatë zbarkimit në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë, por nuk ka pasur viktima në mesin e 36 personave në bord.

Në videon e publikuar shihet se aeroplani është pranë aeroportit në Mogadishu, ku shihet tymi i zi dhe i dendur që ngrihet mbi vendin e përplasjes.

Ndërsa ekipet e shpëtimit siç janë zjarrfikësit, kanë arritur që t’i shuajnë flakët, nga vendi i ngjarjes shihet një aeroplan, i tipit Fokker 50, i përmbysur.

Aeroplani i përkiste Jubba Airways dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet.

Siç raportohet, pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan të gjithë, sipas autoriteteve të aeroportit. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika