Aeroplani Hamburg -Prishtinë bëri ulje emergjente dje në Beograd, ministri Aliu njofton se udhëtarët tani janë duke u kthyer në Këln

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se udhëtarët që kanë mbetur në aeroportin e Beogradit, pas aterrimit urgjent të aeroplanit, kanë fluturuar për në qytetin e Këln-it në Gjermani, ku priten të aterrojnë rreth orës 00:45, pas mesnatës.

Ministri Aliu përmes një shkrimi në Facebook tha se operatori ajror ‘Eurowing’ që ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, është detyruar të aterrojë dje gjatë ditës në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd, për shkaqe teknike.

Në aeroplan kanë qenë 155 udhëtarë.

“Autoritetet shtetërore të Kosovës në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla. Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika