Aeroplani i linjës Hamburg – Prishtinë bëri ulje emergjente dje në Beograd, AACK jep sqarim

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), ka dalë me një sqarim lidhur me fluturimin e djeshëm Hamburg-Prishtinë.

AACK ka njoftuar se në bord ishin 155 udhëtarë.

“Flutrimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27”.

”Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowngs për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

“Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellë në Prishtinë paraditen e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në fund të njoftimit.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika