Aeroplani i NATO-s që hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë në 1999

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, është shprehur falënderues ndaj SHBA

Enver Hoxhaj, Ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, në kujtimin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ka shkruar në Facebook

Hoxhaj ka publikuar fotografinë e një aeroplani duke shkruar që ky aeroplan hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë.

“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani,” shkruan Hoxhaj.

Po ashtu ai është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!”

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika