Afaristi Shkëlqim Devolli takon ish-Presidentin Donald Trump, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Biznesmeni Shkëlqimi Devolli, gjatë vizitës se tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka takuar ish-presidentin amerikan Donald Trump

Shkeqlimi Devolli dhe Donald Trump

Afaristi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar të mërkurën e 25 majit me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida të SHBA-së.

Aksionari i Devolli Corporation, e ka falënderuar ish-Presidentin amerikan për angazhimin e tij rreth Kosovës, duke ia shprehur mirënjohjen e thellë për qëndrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbajtur historikisht karshi çështjes shqiptare në përgjithësi.

Devolli i ka treguar ish-njeriut të parë të Shtëpisë së Bardhë, edhe për depërtimin e suksesshëm të produkteve të korporatës Devolli Corporation, në tregun amerikan, gjë që ka shumëfishuar eksportin kosovar drejt SHBA-së brenda dy vjetëve të fundit.

Veçanërisht është folur edhe për produktet e Comodita-s, me ç’rast ish-Presidenti Trump ka kërkuar që ta ketë një dyshek ‘Made in Kosova’ për vete.

Gjatë qëndrimit trejavor në SHBA, Shkëlqim Devolli është takuar edhe me disa kongresistë dhe senatorë amerikanë, përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues institucionalë në Washington DC dhe në New York, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-SHBA.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika