Afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet edhe për dy vjet

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 132-të ka vazhduar edhe për dy vjet mundësinë e aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

“Miratohet propozimi për shtyrjen e afatit të njohjes së statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, për statusin e dëshmorit, për veteranë, invalidë dhe viktima civile deri në vitin 2025”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje viktimave të dhunës seksuale në luftë që të aplikojnë e të realizojnë të drejtën e tyre me ligj teksa ka theksuar se procesi i aplikimit është konfidencial.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi e përkrahjen tonë shoqërore për ta luftuar stigmën me të cilën ende përballen”, ka vijuar ai.

Me rastin e 8 Marsit Kurti ka vlerësuar rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, ndërsa ka pasur fjalë edhe për kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika