Afër 20 të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Rusi

Afro 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit në qytetin siberian, Kemerovë

Ilustrim

Afro 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit në qytetin siberian, Kemerovë, kanë thënë zyrtarët rusë.

Ndërkaq, gjashtë persona të tjerë u plagosën. I gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri është djegur nga zjarri gjatë natës.

Raportet e para thonë se mund të jetë shkaktuar nga një kazan i gabuar i ngrohjes.

Shtëpia private për të moshuarit funksiononte ilegalisht, shkruan BBC.

Dhjetra zjarrfikës u vendosën dhe zjarri u shua herët të shtunën.

Guvernatori i rajonit tha se të gjitha objektet e ngjashme tani do të inspektohen.

Lidhur me rastin ka nisur një hetim penal.

Zyrtarët lokalë të shërbimit zjarrfikës kanë thënë se shumë shtëpi të paregjistruara për të moshuarit funksiononin në të gjithë Rusinë. Si të tilla, ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë nga zjarri.

Ndryshe, në vitin 2018, 60 njerëz përfshirë 37 fëmijë, vdiqën si pasojë e një zjarri në qendër të Kemerovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika