“Afera e grurit dhe e vajit” – Përfundojnë bastisjet, shoqërohen në polici tre persona

Pas dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Republikës së Kosovës, policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremit dhe ambientet e MINT. Në polici janë shoqëruar tre persona

Që nga mëngjesi, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal të tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Avokati i Muharremit, Mahmut Halimi, ka deklaruar para mediave se ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova te mjaftueshme për pafajësinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.

Tutje, avokati Halimi ka thënë se Ridvan Muharremi është shoqëruar në Prokurorinë speciale për intervistim për aferën e vajit dhe grurit dhe nuk ka urdhërarrest.

Sipas tij, pas intervistimit do të vendoset për të.

“Ai është shoqëruar në Prokurorinë speciale për intervistim për aferën e vajit dhe grurit dhe nuk ka urdhër arrest. Pas intervistimit do të vendoset për të njëjtin”, ka thënë Halimi.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Arrestimi i Muharremit (Foto: RTV Dukagjini/ Gazetarja Dorentina Thaqi)

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Policia e Kosovës gjatë largimit me dokumente nga MINT (Foto; RTV DUKAGJINI/ Gazetarja Vlora Selimi)

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica dëgjohen në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika