Afera e rezervave shtetërore, Osmani: Të mos paragjykohet epilogu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet pritur drejtësinë ta thotë fjalën e saj në lidhje me dyshimet e keqpërdorimeve të rezervave shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk duhet të paragjykohet epilogu në lidhje me tre personat e arrestuar, të cilët dyshohen se e kanë keqpërdorur fondin për rezerva shtetërore.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese duhet ta presim epilogun e rasteve, me informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti, institucionet e kanë punën e tyre”

Që nga mëngjesi, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika