Aferat korruptive në institucione, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për afera të ndryshme korruptive në institucione të ndryshme

Ministria e Punëve të Jashmte

Prokuroria Themelore në Prishtinë, të enjten e dy qershorit ka njoftuar se ka nisur procedurat e hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion.

Kështu është bërë e ditur nga prokuroria përmes një komunikate për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka pretenduar se ministrat, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se lidhja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it ka qenë e kundërligjshme, përmes së cilës sipas saj është dëmtuar buxheti i shtetit.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në konferencë

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro”, ka thënë ajo.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Donika Gërvalla–Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka vijuar deputetja Musliu-Shoshi.

Pas kësaj ka reaguar ministrja Gërvalla, duke i hedhur poshtë pretendimet e PDK-së.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar ajo. Edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Ndryshe, në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu.

PDK me akuza ndaj Gërvallës dhe Damkës: Keqpërdorën rreth një milion euro

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika