Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda një jave

Tërmeti i tretë brenda një jave ka goditur Afganistanin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky vend goditet shpesh nga lëkundjet tektonike

Tërmetet e fuqishme në fillim të kësaj jave shkatërruan provincën e Heratit. Foto: EPA-EFE/REX/SHUTTERSTOCK

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon kanë lënë të vdekur më shumë se 1 mijë njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka thënë se tërmeti me magnitudë 6.3 ka rënë në afërsi të qytetit të Heratit dhe ishte në një thellësi prej 6.3 km.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Në raportin e saj, USGS ka thënë se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

Tërmeti i së shtunës së kaluar goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit.

Afganistani është përfshirë nga një krizë ekonomike që nga marrja e pushtetit nga Talibanët në vitin 2021, kur ndihma e dhënë drejtpërdrejt qeverisë u ndal.

Ky vend goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Në qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9, i cili vrau më shumë se 1 mijë njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika