Afro 150 milionë euro të hyra tatimore për dy muaj në Kosovë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se për dy muajt e fundit janë 149.3 milionë euro të hyra tatimore në vend

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se për dy muajt e fundit janë 149.3 milionë euro të hyra tatimore në vend.

“Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shohim se kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%”, njofton ATK-ja.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave, “të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit”.

“149.3 milionë euro të hyrat tatimore për dy muaj. Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%. Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit. Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtojë dhe t’i iniciojë të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika