Futbollisti ganez, Christian Atsu, është gjetur i vdekur nën rrënojat e banesës së tij në Turqi. Lajmin e ka konfirmuar agjendi i tij, Nana Sechere.
Reprezentuesi i Ganës, 31 –vjeçar, ka luajtur në disa skuadra si, Chelsea, Newcastle, Everton.
Ai ka qenë deri tani i zhdukur që nga 6 shkurti kur tërmeti ka goditur Turqinë dhe banesa e tij në Hatay ishte shembur.
Një herë është raportuar se ai u shpëtua me disa lëndime, por më vonë nuk u tha një gjë e tillë.
Nana Sechere ka thënë të shtunën se trupi i tij është gjetur në mëngjes pa shenja jete.
“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar menaxheri i futbollistit.
Ndryshe, deri më tash tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka lënë të vdekur më shumë se 45 mijë njerëz.
Christian Atsu has been found dead under the rubble of the building where he lived following the Turkey earthquake, his agent has confirmed. pic.twitter.com/vMuF8kes5I
— B/R Football (@brfootball) February 18, 2023