Agani: Reformat në sistemin shëndetësor do ti sjellin vendit 200 milion euro më shumë

Ferid Agani nga Lista për familjen ka folur rreth prioriteteve të kësaj liste në shëndetësi.

Ai ka thënë se si prioritet i parë është tejkalimi i gjendjes aktuale e cila është në statuskohë që nga viti 2015.

Për 10 vite ai ka thënë se nuk është arritur të shtyhet pakoja ligjore e cila ishte hartuar gjatë mandatit të tij si ministër i shëndetësisë e që ishte pjesë e reformave në këtë shëndetësinë kosovare.

‘’10 vite kjo pako ligjore nuk arriti të ndryshohej nga asnjë subjekt politik i cili udhëheqte qeverinë dhe kjo ishte dëshmia më e mirë se pakoja ishte tejet cilësore por nuk kishte njerëz të cilët do të mund ta implementonin në mënyrë të suksesshme për shkak të mungesës së vetëbesimit se do ta arrinin një sukses, natyrisht bëhej fjalë për ndryshime të mëdha reformuese e të cilat ishin të mbështetura në tri shtylla kryesore; në themelimin e odave të profesionistëve shëndetësor, në themelimin e shërbimit spitalor, klinik universitar të Kosovës dhe themelimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore’’, ka thënë Agani.

Ai tutje ka thënë se odat u themeluan sepse ato vareshin nga profesionistët shëndetësorë dhe ‘’politika nuk pat ndikim’’ duke shtuar se aty ku politika i futi duart nuk pat ndonjë progres.

Agani ka thënë se reformat e nisura nga ai si ministër do ti sillnin vendit 200 milion euro më shumë sistemit shëndetësor.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika