Aggeler: ShBA nuk mund të jep garanci për ndryshimet kushtetuese, nuk jemi pjesë e BE-së

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler tha se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

“Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uashington”

“Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, ka thënë Aggeler, shkruajnë mediat në RMV.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika