Ishte viti 2014, kur në stadiumin e Partizanit të Beogradit, Kombëtarja e Shqipërisë pa “ferrin” me sytë e saj.
Kuqezinjët u sulmuan nga tifozë të shumtë serb, pasi një flamur me mbishkrime kombëtare u valvit nga një dron midis Beogradit.
Kur kanë kaluar më shumë se 10 vite që nga kjo ngjarje, vet Federata shqiptare e futbollit shprehu hapur kandidaturën për të organizuar Kampionatin Evropian për U21 të viti 2027 – së bashku me Serbinë.
E pasi të marten edhe u zyrtarizua kjo gjë, pakënaqësitë dhe revoltat ishte po aq të mëdha sa edhe më herët.
Në një prononcim me shkrim për TV Dukagjini, analistë, trajnerë e gazetarë ishin kundër këtij organizimi për shkak të problemve të shumta politike mes dy shteteve.
Por kishte edhe nga ta që mendonin se Shqipëria do të përfitonte ekonomikisht nga ky organizim.
Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha hedhi akuza të rënda mbi presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
“Në fakt ky vendim pritej që prej momentit kur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka gjeti një mënyrë tinzare për ta publikuar faktin që Shqipëria së bashku me Serbinë ishin organizatore të finaleve të Evropianit për U21. Pra, ai nuk gjeti një mënyrë normale për ta publikuar këtë, por përdori kolegët tanë për ta publikuar një video të shkurtë, thua se po bëhej fjalë për një organizim të 15 vjeçarëve të Gjirokastrës, e jo më për një turne kaq madhor. Që prej fillimi u pa se po luhej tinëzisht me historinë dhe dukej qartë se Shqipëria dhe Serbia e kishin mbyllur marrëveshjen me njëra tjetrën. Sigurisht që ky kompeticion shifet edhe si një mënyrë për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë në UEFA – edhe të Ceferinit edhe te Armand Dukës, të cilëve u intereson të ndodhen në pozicionet ku edhe ndodhen tani”, tha fillimisht Hoxha për TV Dukagjini.
Tutje, ai përmendi edhe mungesën e reagimit nga Federata e Futbollit të Kosovës në lidhje me këtë organizim.
“Zgjedhjet e UEFA-s janë shumë afër. Presidenti, Alexander Ceferin i ka dy vota të garantuara, atë nga Kosova dhe Shqipëria. Duke qenë që Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, as në kohën kur flitej për këtë organizim, e as tani kur është zyrtar, unë mendoj se Agim Ademi nuk ka guxim t’i reagoj Dukës”, përfundoi ai.
Tutje, TV Dukagjini ka kontaktuar edhe me trajnerin kosovar, Arbnor Morina.
Ai shtoi se “lufta” me shtetin fqinj po vazhdon ende – ani pse nuk është më frontale.
“Unë qysh po e shoh, prej bisedave, komenteve dhe gjithçka tjetër, asnjë shqiptari të Kosovës nuk i vjen mirë që kjo po ndodh. Mirëpo kjo gjë ka marrë formën e prerë dhe s’kemi çka të bëjmë. Në anën tjetër, edhe në Shqipëri duhet me kuptu se kushedi çka të ndodh, nuk kanë me mujtë me na hek neve të Kosovës, Shqipërinë prej zemres, edhe me u rrotullu dynjaja nuk munden me na hek këtë gjë. Sepse jemi rrit, jemi eduku në këtë fryme, edhe po në këtë frymë kemi me i eduku edhe fminë tonë. Vetëm duhet me shiku se cka ka me ndodh edhe me qenë në qetësi sepse për neve lufta frontale ka përfundu, mirëpo ka ende gjëra të cilat janë të mjegull dhe të paqarta. Kemi ende njerëz të cilët nuk e dijmë ku janë, por nuk dua me hy në këto gjëra, sepse janë qështje politike”, përfundoi Morina.
Në ana tjetër, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë – tani analist futbolli, Altin Rrakli këtë organizim e sheh më ndryshe.
Ai shton se UEFA, ka marrë me “qera” Shqipërinë dhe Serbinë për të organizuar një turne të saj.
“Në rastin konkret ne do të flasim për një event që e organizon UEFA. Nuk e organizon as Federata shqiptare e futbollit as federate serbe. Domethënë është një kompeticion që e organizon UEFA – mbi të gjitha. Dhe në rastin konkret UEFA ka marrë Shqipërinë në politikat e veta. Nuk do të thotë se këto dy shtete do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe kanë harru të gjitha gjërat që kanë ndodhur më herët. Ata thjeshtë kanë marrë me ‘qera’ Shqipërinë dhe Serbinë për të organizuar një kompeticion të saj. Për ne do të ishte shumë gabim i madh nëse mendojmë se Shqipëria po bashkëpunon me armikun tonë të përjetshëm, Serbinë dhe është në kurriz të popullit tonë, unë nuk e shoh në këtë pikënisje, sepse unë i pari do të isha nëse do të ishte dicka e tillë, do të thosha se nuk mund të shkelim mbi viktimat dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë vend. Por është komplet gjë tjetër, është fjala për një event sportiv që do të organizohet në dy vende”, tha Rrakli për TV Dukagjinin.
Për fund, koment për këtë event “madhor” – siç e cilësoi Federata Shqiptare e Futbollit – dha edhe gazetari, Ervin Baku.
Baku e sheh si mundësi të mirë për të pasur një rajon të qetë për pasardhësit.
“E kam thënë prej kohësh që serbët duhet t’i kërkojnë falje shqiptarëve për gjenocidin dhe masakrat ç’njerëzore që kanë bërë – kjo është e para. Ata një ditë do të kërkojnë falje, por janë të vegjël, sepse vetëm njëriu i madh kërkon falje. Unë organizimin me Serbinë e shoh si një mundësi brenda nje pengese shumë të madhe, por si një mundësi për të parë përpara një botë që niprit apo stërnipërit tanë do të mund ta kishin. Është e shikoj këtë si një mundësi që në të ardhmen të ketë një rajon më të qetë. Ne jemi shumë më të hapur se serbët, pasi atyre u ka ngel ora në kohën e masakrave”, për fundoi Baku.
Ndryshe, pasi UEFA morri vendim se të dyja shtetet do të ishin organizatore të Kampionatit Evropian për U21 të vitit 2027, FSHF e cilësoi si vendim historik nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.