“Agim Ramadani ishte luftëtar, artist e shkrimtar që ia fali jetën Kosovës”

“Agim Ramadani ishte luftëtar, ishte artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën”.

Kështu ka thënë përmes një postimi në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadani, i cili ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Teksa ka kujtuar veprën e Ramadanit, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përmendur edhe luftëtarët e tjerë, të cilët sipas tij, do të kujtohet gjithmonë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve.

“Kujtojmë sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se liria do të jetojë “deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”.

Heroi, gjatë luftës ishte dëshmuar si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më tre maj 1963.

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht duke mos vdekur kurrë.

Po ashtu, njihet me emrin konspirativ-Katana.

Agimi la pas vetes tre fëmijë, djemtë Jetonin dhe Edonin dhe vajzën Lorinën.

Ndryshe në komunën e Gjilanit, para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit – Katanës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika