Agjencia e Emergjencave paralajmëron vërshime dhe përmbytje në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar të shtunën se si pasojë e reshjeve atmosferike të këtyre ditëve, mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të disa zonave në Kosovë

Foto ilustrim

Agjencia Menaxhimit Emergjent (AME), paralajmëron se mund të ketë vërshime të shpejta në disa zona të caktuara të Kosovës, sipas rekomandimve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

AME ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore.

“Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve)”, thuhet në njoftimin zyrtar të AME-së.

Gjithashtu, AME me këtë rast rekomandon masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje ,Shpëtim dhe Ndihmë, për:

– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;

– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,

– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë  me pastrimin e  shtretërve të lumenjve, proçkave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –proçkave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve),  si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.

– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;

– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe proçkave;

– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.

Rikujtojmë, se mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin pjesëtarë në shoqërinë e shtetit të Kosovës!

Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, proçkave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet,  të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika