Agjencia e Kosovës për forenzikë pranon pajisje të specializuara

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar një donacion të pajisjeve të specializuara nga UNDP-ja në Kosovë, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike

Agjencia e Kosovës për Forenzikë, fotoilustrim

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar një donacion të pajisjeve të specializuara nga  Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Kryeshefi i AFK-së, Blerim Olluri, tha se këto pajisje do ta ndihmojnë institucionin që drejton në përmirësimin e shërbimeve të tyre.

I kënaqur me këto pajisje u shpreh edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani./KP

Ndërkaq, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, tha se shpreson që këto pajisje të ndihmojnë AFK-në në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika