AKP largon nga tenderi i shitjes gjashtë asete

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete të zonave të interesit publik, kështu duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP)

Të premten e pesë gushtit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

“Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc; Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme; Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc; Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani; Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë; Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 57, që do të mbahet me 10 gusht 2022.

“Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 57 është më 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet më tutje në njoftimin e AKP-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika