Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një takim të përbashkët në Prishtinë, ku pritet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e liderëve të dy vendeve

Më 5 gusht, në Shkup, kryeministri Albin Kurti, u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në vizitën e parë të punës dhe takimin e parë dypalësh mes tyre.

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e plotë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila do të zhvillohet të hënën, më 18 nëntor, në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, delegacionet pritet të mbërrijnë nga ora 10:30 deri në 10:45,  më pas zhvillohet një ceremoni zyrtare dhe fotografia e përbashkët e dy qeverive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski do të zhvillojnë një takim bilateral që do të nisë në orën 11:20.

Takimi mes dy liderëve do të pasohet nga takimet bilaterale të ministrave homologë.

Nga mbledhja ndërqeveritare parashihet që të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale mes dy qeverive.

Pas nënshkrimit, Kurti dhe Mickoski do të mbajnë një konferencë për media.

Agjenda e takimit mbyllet me një drekë zyrtare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika