Agjenda e vizitës së Chollet-it në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të udhëtojë në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor. DASh ka publikuar agjendën e tij në këtë vizitë disaditore

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet





Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë, me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor.

Kjo vizitë e nënvizon angazhimin e qëndrueshëm të ShBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Siç thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e ShBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Ndërkaq, më 13 dhjetor, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

Më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BiH, për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjetike dhe të mbrojtjes, si dhe me zyrtarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Ai do të udhëtojë gjithashtu në Shkup, Maqedoni të Veriut, ku do të takohet me liderët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Podgoricë, Mal i Zi, për t’u takuar me udhëheqësit e qeverisë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar ngërçin aktual politik, angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi drejt integrimit euroatlantik.

Në Zagreb, Kroaci, këshilltari do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, sigurinë energjetike evropiane, si dhe prosperitetin ekonomik dhe sigurinë në rajon, dhe ai do të finalizojë traktatet e ndihmës juridike të ndërsjellë dhe ekstradimit të Kroacisë me Shtetet e Bashkuara.

Më pas, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, nga 16-17 dhjetor për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika