Agjenda shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë

Të premten shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, në nder të së cilës do të mbahen pritje, vizita, homazhe e nderime të shumta te veprimtarë dhe ngjarje që kanë shkruar historinë e vendit

Qeveria e Republikës së Kosovës

Të premten shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, në nder të se cilës janë parashikuar disa vizita, organizime e nderime.

Agjenda shtetërore do të nisë nga ora 08:00 ku do të mbahet mbledhje festive e Qeverisë së Kosovës, duke pasuar më pas në 08:20 që do të ngrihet flamuri i Republikës së Kosovës.

Në ora 08:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, në vazhdimësi në 08:45 do të bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke u pasuar në orën 08:50 me homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Ndërkaq nga ora 09:50 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. E në orën 10:30 në Kuvendin e Kosovës do të interpretojë Filarmonia e Kosovës.

Sa i përket seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ajo pritet të fillojë nga ora 11:00.

Më pas agjenda shtetërore vijon me nderime te monumenti i policëve të rënë në detyrë që nis nga ora 11:20, në 11:30 bëhen nderime te monumenti “Heroinat”.

Në mesditë, nga ora 12:00 do të parakalojnë trupat e FSK-së dhe policisë së Kosovës. Më pas në ora 16:15 do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 17:00 do të bëjë pritjen shtetërore.

Ndërsa, mbrëmja festën e Pavarësisë e gjen me koncert nga Radio Televizioni i Kosovës në sallën “ 1 Tetori”, që fillon nga ora 20:15.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika