Rusia është e interesuar që çështja e Kosovës të përdoret si maskë për të mbuluar gabimet strategjike, siç është lënia e sigurisë energjetike në duart e Moskës. Nga ana e saj, Moska e përdor këtë ndikim në çështjen e statusit të Kosovës si një levë për të tërhequr publikun serb dhe për të përhapur ndjenjat dhe politikat proruse. Këtë e dëshmon edhe motoja e zyrtarëve rusë: Me anëtarësimin në NATO, Serbia do ta humbiste Kosovën, një pjesë të sovranitetit kombëtar dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë me një shtet mik, Rusinë.
Nga kjo Qendër Humanitare Ruse në Nish, por edhe aktiviteti i muajve të fundit ndërmjet BIA-s dhe FSB-së në territorin e Serbisë, duke iu ofruar nga BIA infrastrukturën e saj për të vepruar dhe vepruar në territorin e Kosovës përmes strukturave të tyre kriminale të instaluara në veri të vendit.
Nga intensiteti dhe modus operandi i këtyre strukturave të Rusisë në Kosovë, të gjithë ata njerëz që kanë peshën e tyre në publik dhe bartin funksione të ndryshme potenciale, rrezikohen nga veprime që mund të marrin formën e propagandës apo edhe në një format që tani njihet si lufta hibride.
Por mund të thuhet dhe të konstatohet se mekanizmi i sigurisë në Kosovë ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative adekuate për të siguruar që këto struktura të mos mund të ndërhyjnë, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe publike të vendit duke synuar persona që janë në fokus të interesit të Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë.
Problem në këtë pjesë mund të jetë identiteti i dyfishtë që mund të marrin të gjithë operatorët e strukturave ruse të sigurisë të instaluara në Serbi, ku BIA do t’u sigurojë të gjitha materialet që të pajisen me një identitet të ri serb dhe kështu të mund të lëvizin lirshëm në territoret e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por edhe këtë pjesë të Kosovës në veçanti për të kryer ndonjë operacion.