Zëvëndësministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se mediat në Kosovë “financohen nga Serbia”.
Lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke e cilësuar si “deklaratë të rrezikshme dhe të papranueshme”.
“Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Kurti, kur është pyetur për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka bërë deklarata skandaloze”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja e ka dënuar ashpër “gjuhën e papranueshme” të zëvëndëskryeministrit Bislimi.
“AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare”.
Në reagimin e tyre thuhet se “Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit”.