AGK dënon sjelljen e kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit të RTK2, Bojan Tomic

AGK e ka dënuar sjelljen ofenduese të kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit të RTK2, Bojan Tomic

Gazetari i televizionit publik RTK2, Bojan Tomic

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e konsideron të papranueshme sjelljen e kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit të televizionit publik RTK2, Bojan Tomic.

Në reagimin e tyre thuhet se, gazetari Tomic e ka njoftuar AGK-në, se në ditën e aksionit të Policisë së Kosovës në komunën e Shtërpcës, ka tentuar ta marrë një prononcim nga kryetari i kësaj komune dhe i njëjti sipas tij e ka ofenduar atë.

AGK

“Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhapë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo”, janë fjalët të cilat Tomic pretendon se janë përdorur ndaj tij.

AGK ka bërë të ditur se arsyeja e kësaj sjellje ndaj gazetarit mund të ketë qenë një kronikë e televizionit RTK2, për nivelin e ujit të pijshëm në komunën e Shtërpcës.

AGK e ka dënuar këtë rast dhe “u kujton zyrtarëve të zgjedhur publik që e kanë për detyrë të japin informacione në interes të publikut”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika