AGK dënon sulmet e vazhdueshme të Kurtit dhe Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të vazhdueshme që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

AGK përmes një reagimi ka thënë se gjuha denigruese e përdorur nga Kurti në tubimet zgjedhore dhe intervistat e tij publike përbën një presion të papranueshëm mbi punën e gazetarëve. Në një deklaratë të fundit, kryeministri ka akuzuar portalet si pjesë e një “Trekëndëshi të Bermudës që synon ta fundosë Kosovën”, duke i etiketuar ato si faktorë negativë në proceset demokratike.

Përveç sulmeve verbale, AGK-ja ka ngritur shqetësimin për pengesat fizike të krijuara ndaj ekipeve të mediave në terren. Në disa raste, gazetarët e Klan Kosova dhe Nacionale janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes gjatë mbulimit të tubimeve elektorale, gjë që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit.

Po ashtu, AGK-ja ka kritikuar bojkotin e Vetëvendosjes ndaj tre televizioneve kombëtare, duke theksuar se një veprim i tillë kufizon transparencën dhe shmang llogaridhënien ndaj publikut. “Mediat kanë obligim ligjor dhe etik për të informuar qytetarët në mënyrë të barabartë mbi premtimet dhe programet e të gjitha partive politike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për gazetarët, veçanërisht në një periudhë kyçe siç është fushata zgjedhore.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika