AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër një sërë kërcënimesh ndaj gazetarëve dhe medieve pas raportimeve për Faton Hajrizin, duke theksuar rrezikun që këto sulme përbëjnë për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre

Foto: AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një sërë videosh kërcënuese, kryesisht në platformën Tik Tok, ndaj gazetarëve dhe medieve, pas raportimeve për Faton Hajrizin, i cili u arratis nga burgu në Kosovë dhe për të cilin thuhet se është vrarë në Serbi.

Më të sulmuarit nga kërcënimet sipas reagimit të AGK-së, janë Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i portalit Paparaci dhe panelist në Klan Kosova.

Po ashtu, në shënjestër me mesazhe fyese dhe kërcënuese janë vënë edhe Doruntina Bylykbashi e TV Dukagjini dhe Jehona Bajrami e Klan Kosova.

Videot përmbajnë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit” dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet që çuan në vrasjen e Hajrizit në Serbi.

“Këto akuza, përveçse të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe familjeve të tyre”, thuhet nga ana e AGK-së.

AGK-ja u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë kërcënimet, dhe kërkon nga Policia e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë.

Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë për të zbuluar autorët e kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika