AGK-ja dënon kërcënimet ndaj “Insajderit”

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe redaksisë së Insajderit.

Insajderi ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me veprimtarinë e fajdeve.

“AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve dhe redaksisë së Insajderit. Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me veprimtarinë e fajdeve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Siç njofton AGK-ja, sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje.

AGK-ja është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë.

AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet dhe të ndërmarrin veprime konkrete.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika