AGK-ja dënon sjelljen e ministrit Sveçla ndaj gazetares Besarta Hoti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të premten e 15 prillit, i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e drejtuara nga gazetarja e portalit ”Periskop”, Besarta Hoti.

Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë, derisa ishte koha për pyetje të gazetarëve pas konferencës së thirrur nga MBP lidhur me sulmin e një nate më parë në Veri të Kosovës. Ndërsa ministri Sveçla i ka thënë, ”mos flisni budallallëqe sepse kemi të bëjmë me një akt terrorist ndaj Republikës së Kosovës dhe do të flasim vetëm për këtë’’.

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas kësaj konference, sepse konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës.

AGK-ja e ka dënuar këtë sjellje të ministrit Sveçla, sepse sipas këtij të fundit, MPB-ja, sikurse edhe disa ministri të tjera të qeverisë, nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave.

Në mëngjesin e së premtes kanë mbajtur një konference të jashtëzakonshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti.

Përmes saj ata kanë bërë të ditur se veturat e Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri të vendit, janë sulmuar me armë automatike dhe granatë dore.

Ky sulm, sipas Sveçlës, ishte sulm terrorist i orkestruar që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika