Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj mediave nga kryeministri Albin Kurti.
AGK -ja ka thënë se retorika e Kurtit është e papranueshme dhe se rrezikon gazetarët dhe mediat.
“AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave. Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave. Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, thuhet në reagim.