AGK-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve me gjësende të forta në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve që po u bëhen nga protestuesit serbë në veri.

AGK-ja ka dënuar këto sulme duke i përmendur këto të fundit me gjësende të forta në Leposaviq.

“Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit. Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë”, shkruan AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.

AGK-ja u bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezentë atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Sot gjatë raportimit në komunën e Leposaviqit, gazetarja e RTV Dukagjini, Vlora Selimi është penguar nga një protestuese serbe.

 

 

Gazetarja e RTV Dukagjini pengohet gjatë raportimit në Leposaviq

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika