AGK-ja e përkrah bojkotin e gazetarëve ndaj Qeverisë

Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr, thuhet në njoftimin e AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka dalë në përkrahje gazetarëve që bojkotuan konferencën e Qeverisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, AGK-ja ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim.

“Gazetarët dhe kameramanët e mediave kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat”, thuhet në njoftim.

AGK-ja, gjithashtu, i ka kërkuar Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve.

“Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr”, vijon njoftimi.

Pas bojkotimit të konferencës nga gazetarët, e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka shprehur keqardhje për këtë rast duke e arsyetuar vonesën e konferencës.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht.

“Me gjithë konsideratën për punëtorët e mediave që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, shtoi ai.

Sipas gazetarëve që kanë qenë duke e përcjellë mbledhjen, vazhdimisht pas përfundimit të takimeve të ekzekutivit, u bie të presin deri një orë për konferencë.

Të mërkurën, para se të largoheshin nga salla e konferencave kanë pritur 40 minuta.

Arsyeja që u është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika