Agjencia e Gazetarëve të Kosovës (AKG), i ka dënuar linçimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ndaj mediumit T7 dhe Gazetës Express.
“AGK-ja konsideron se një videomontazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre”, thuhet komunikatën e AGK-së .
Sipas AGK-së, “Deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Sali Zyba, ka publikuar të mërkurën e 5 tetorit në profilin e tij në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin ‘E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium'”.
Më tej, AGK-ja ka theksuar se kjo nuk është thirrja e parë që u drejtohet anëtarëve të Vetëvendosjes, që të mos e përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët.
AGK-ja kanë përfunduar duke thënë se gazetarët duhet të jenë të lirë për ta kryer punë e tyre të papenguar, dhe “pa presionin e vazhdueshëm të këtij pushteti”.